Palmeri do të jetë njeriu i ShBA-së që do ta ndërmjetësojë dialogun Prishtinë – Beograd?
27 dhjetor 2018
| 15:01
Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, pritet të jetë personi që do të përfshihet për misionin e pajtimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Siç ka shkruar gazeta serbe ‘Danas’, Palmeri pritet që në negociatat e ardhshme të marrë një rol kyç për zgjidhjen e fazës finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, sipas burimeve diplomatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë negociatori kryesor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Por rol të veçantë dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm pritet të ketë Mathew Palmer i cili është i pranishëm në Ballkanin Perëndimor për më shumë se dy dekada dhe ka një njohuri dhe përvojë në rajon.