Palmeri, Kosnetti dhe Gërvalla shihen duke pirë kafe në një lokal në Prishtinë

02 qershor 2021 | 12:57

Zëvendësndihmëssekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla janë parë ditën e sotme së bashku në një kafene në Prishtinë.

“Demokracia.com” ka publikuar fotografi të Palmerit, Kosnettit dhe Gërvallës, ku shihen duke pirë kafe bashkë.

Kujtojmë se Palmeri është duke qëndruar për vizitë tre ditore në Kosovë, ku është takuar me krerët e institucioneve dhe ata të opozitës.

Pas takimeve, përmes një konference për medie, Palmeri ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur”,…