Palmeri ndikon që subjektet politike të reflektojnë për dialogun

31 tetor 2018 | 08:17

Vizita në Kosovë e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ka bërë që të reflektojnë subjektet politike karshi dialogut Kosovës – Serbi. 

Këtë e ka konfirmuar të martën edhe kryeministri Ramush Haradinaj derisa ka treguar se pozita do të jetë pjesë e seancës së jashtëzakonshme parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku do të diskutohet për dialogun Kosovë – Serbi, shkruan “Epoka e re”.

LDK-ja është shprehur e bindur për miratimin e rezolutës së saj përmes së cilës synon ta ndalë përpjekjen e presidentit Thaçi që në fazën finale të dialogut të bisedohet për korrigjimin e kufirit Kosovë – Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i ASHAK-ut, Nexhat Daci, ka folur për dialogun me…