Palmeri në Beograd: Amerika do perspektivë evropiane për Ballkanin
04 nëntor 2019
| 12:45
Zëvendësndihmëssekretari i shtetit amerikan dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dëshirojnë që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane.
Pas takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Palmeri ka thënë se moshapja e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka qenë gabim historik dhe mesazh i keq për rajonin.
Palmer është zotuar se do të bëjë gjithçka për të bindur Bashkimin Evropian që të ndryshojë këtë qëndrim përpara takimit të liderëve të Unionit në Zagreb.
Palmer javën e kaluar ka vizituar Shkupin dhe Prishtinën, ku u takua me zyrtarët e atjeshëm.