Palmeri në Beograd: ShBA-ja mbështet dialogun

03 qershor 2021 | 16:08

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer edhe në Beograd ka theksuar se ShBA-ja përkrah vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ai të enjten është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, derisa kjo e fundit ka potencuar se Serbia është e vendosur në vazhdimin e dialogut.

Bërnabiqi dhe Palmeri kanë  biseduar për gjendjen e raporteve dypalëshe, vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar koalicionin e…