Palmeri ose Montgomery pritet ta zëvendësojnë Grenellin në dialogun Kosovë-Serbi?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) së shpejti do të rikthehen në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me kapacitete të plota.
Shumë shpejt pritet që të emërohet i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për këto bisedime, raporton “Novosti”.
Sipas disa burimeve diplomatike, në këtë pozitë pritet që të emërohet Matthew Palmer ose Molly Montgomery.
Palmer është i angazhuar në rajon si zëvendësndihmëssekretar i Shtetit të ShBA-së dhe si përfaqësues i posaçëm i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa Montgomery së fundmi është emëruar në pozitën e zëvendësndihmëssekretare e Shtetit për Evropë dhe Euroazi.
Deri para zgjedhjeve për president të ShBA-së, pozitën e të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi e ka mbajtur Richard Grenell.