Palmeri pas takimit me Jevtiqin: Taksa të hiqet që të vazhdojë dialogu
Zëvendësasistenti i sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Azi, Matthew Palmer, ka thënë se vendimi i Kosovës për t’u vënë taksë produkteve serbe dhe boshnjake duhet të anulohet.
Ai pas një takimi që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se heqja e tarifës do t’i hapte rrugë vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan “Kontaktplus”.
Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se sfidat që janë para tyre duhet të tejkalohen me dialog.
“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara që të arrihet paqja dhe stabiliteti në Kosovë është e një rëndësie të veçantë. Ka shumë sfida që janë përpara nesh, por që në duhet t’i tejkalojmë ato vetëm me dialog. Veprimet e njëanshme nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit. Jam i brengosur praktikisht rreth arrestimeve të të rikthyerve, sikurse rasti i fundit i Zoran Gjokiq”, ka thënë Jevtiqi.
Ky ka qenë takimi i katër zyrtar i Dalibor Jevtiq me Matthew Palmer.