Palmeri: ShBA-ja është shumë e angazhuar të arrihet një marrëveshje e drejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë shumë të angazhuara në procesin e dialogut, që të arrihet një marrëveshje e drejtë mes Kosovës dhe Serbisë.
Këto komente Palmeri i ka bërë në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
“Sa i përket deri në ç’masë Kosova dhe populli i saj, Qeveria e Kosovës shohin kah ShBA-ja për të avokuar në këtë proces, një aleate mbështetëse e procesi të normalizimit, atëherë po. Ata duhet të jenë të sigurt që Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për këtë proces. Janë mbështetëse të forta të lehtësimit të procesit nga ana e BE-së, por janë shumë të angazhuara dhe të përfshira në përpjekje për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe që hap perspektivën evropiane për Kosovën dhe për Serbinë”, ka thënë Palmeri.