Palmeri: ShBA-ja s’është e gatshme të vulosë çfarëdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Kështu ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer.
Duke iu referuar nismës së kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, Palmeri ka thënë se ajo është nismë në mbështetje të dialogut të Brukselit.
“Ne i kuptojmë takimet në Berlin e Paris si të dizajnuara që të mbështesin dialogun gjithëpërfshirës për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.
Po ashtu, Palmeri ka thënë se pret që Prishtina zyrtare të suspendojë tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia, në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më shpejt.
Ky është linku i intervistës së plotë të Palmerit: https://www.evropaelire.org/a/matthew-palmer-dialogu-kosove-serbi-/29997312.html