Palmeri: ShBA-të presin që zgjedhjet në Shqipëri të mbahen më 30 qershor
27 qershor 2019
| 18:46
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, ka folur për “Zërin e Amerikës” lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se njohin datën 30 qershor si datën e zgjedhjeve lokale.
“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, ka tha Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.