Palmeri sot flet me Vuçiqin, këto janë temat që do të diskutohen

15 mars 2021 | 13:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasë përmes video-lidhjes me të dërguarin special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Siç është njoftuar nga zyra e Presidentit të Serbisë, biseda do të fillojë në orën 14:00.

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka vënë në dukje kohët e fundit se temat do të ishin marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor dhe se dialogu do të duhet të fillojë nga të dy palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër protestash kanë shpërthyer nëpër shumë qytete të Jordanisë…