Palmeri: Ujdia e 4 shtatorit është garancia kryesore për marrëveshjen Kosovë-Serbi

31 dhjetor 2020 | 14:15

Marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington, nuk e bëri Serbinë ta pranojë Kosovën. As nuk i normalizoi as raportet ndërmjet dy vendeve.

Por, ajo, është garancia më e fortë për çfarëdolloj akordi tjetër të madh, që pritet të arrihet mes dy shteteve të Ballkanit.

Kështu të paktën ka thënë Matthew Palmer, njëri nga zyrtarët amerikanë që më së miri e njohin situatën në këtë pjesë të Evropës.

Në një intervistë “klankosova.tv”, i dërguari special i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, tha se shteti i tij, me marrëveshjen e 4 shtatorit dëshmoi qartë se është i interesuar të përfshihet edhe më thellë në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Ata forcuan themelin për marrëveshjet e ardhshme, duke përfshirë perspektivën e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, të cilat BE ka ndjekur me forcë dhe e cila mbetet një përparësi kryesore për Shtetet e Bashkuara”.

“Zbatimi i këtyre marrëveshjeve jo vetëm që do të sjellë rritje dhe punë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, por do t’i bindë qytetarët se ata kanë një të ardhme më të ndritur në vendin e tyre dhe do të tregojë rrugën e pajtimit dhe përparimit për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Palmeri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët inspektojnë tempullin e djegur hindu një ditë pas një…