Paloka e gjuan me ngjyrë kryeministrin Rama (Video)

14 shkurt 2019 | 13:43

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Edi Paloka, e ka gjuajtur me ngjyrë në fytyrë kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ka ka përjashtuar Palokën nga seanca e sotme deputetin demokrat pas këtij veprimi.

Ndaj këtij veprimi të Palokës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në llogarinë e vet në “Instagram” foton e shiringës me të cilën Edi Paloka e ka gjuajtur me ngjyrë gjatë seancës së Kuvendit.

“Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Rama.

https://www.instagram.com/p/Bt3Emu9AV7f/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanisti Halil Kastrati, ka bërë me dije se për nderë…