Palokaj: BE-ja me Shqipërinë po punojnë për izolimin e Kosovës
“Me Shqipërinë po punojnë edhe për izolimin rajonal të Kosovës, pra jo vetëm izolim nga bashkësia ndërkombëtare, por në këtë mënyrë edhe zyrtarët nga Shqipëria po bëhen ndërkombëtarë dhe po futen në fillim të valles së izolimit të Kosovës për të dërguar kështu mesazh”.
Sipas Palokajt, në Bashkimin Evropian është përforcuar mendimi se Kosova nuk është shtet, dhe në këtë ka ndikuar, siç ka thënë ai, emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.
“Në BE është përforcuar ai mendimi që Kosova nuk është shtet, BE-ja nuk e trajton Kosovës si shtet. Lajcak dhe Borrell nuk janë vetëm aty që zbatojnë politikën e BE-së, por ata edhe e krijojnë atë politikë. Ata në të kaluarën kanë qenë persona që kanë pasur rol aktiv në krijimin e qëndrimit të shteteve të tyre. Të dy kanë qenë shefa të diplomacive të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe deri tani nuk kanë ndryshuar qëndrim”.
* Augustin Palokaj, gazetar nga Brukseli