Palokaj, gati për fitoren e radhës 

07 nëntor 2024 | 14:25

Sportisti shqiptar me prejardhje nga Prizreni, Gjoni Palokaj e ka meçin e radhës më 9 nëntor në Bratislavë. Kundërshtar i Palokajt është Rysavy, një kundërshtar aspak i lehtë, por sportisti shqiptar është mjaftë mirë i përgatitur dhe i gatshëm për fitore në Oktogon Liga MMA.

Ky meç është i veçantë për Palokajn për faktin se Sllovakia nuk një Kosovën si shtet dhe sportisti nga Prizreni gjithmonë feston me simbole kombëtare. Gjoni trajnohet në shkollën “Fightschool” në Hannover, e cila është ndër më të mëdha në këtë qytet të madh të Gjermanisë. Kjo shkollë është e axhës së sportistit në fjalë, David Palokaj. Davidi është trajner i Gjonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk…