Palokaj mundi çekun e pamposhtur Pokory
Gjoni Palokaj me prejardhje nga Prizreni e që është pjesë e klubit Fightschool Hannover, ka shënuar fitore ndaj çekut, Jaroslav Pokory në kategorinë 66 kg në luftën në kafaz – MMA.
Palokaj e mundi në raunde çekun Pokory, i cili nuk e kishte asnjë disfatë për 26 meçe në Çeki. Meçi u mbajt në Gejrmani në “Rudolf Weber Arena”, në Oberhause, që e ndoqën rreth 15 mijë shikues. Pokory cilësohej si kundërshtar i vështirë ngase rangohej në vendin e 5-të në Octogon. Mirëpo, Gjoni ishte tejet i disiplinuar dhe e mundi me pikë kundërshtarin, duke fituar në tre raunde. Prizrenasi, ka ambicie të kalojë në UFC, por pasi që ka nënshkruar me Oktagon, i duhet ta bëjë edhe një meç e më pas kalon në kategorinë UFC, pasi që pas meçit me çekun, ishte në Miami te “American Top Tem”.
“Falënderoj, gjithmonë bashkatdhetarët e mi që më përkrahin kudo dhe në numër të madh. Kështu ishte dhe në meçin e fundit ndaj çekut në Oberhausen ku me përkrahjen e tyre arrita fitore”, ka thënë të enjten Palokaj, duke shtuar se është krenar që është shqiptar (me origjinë nga Velezha e Prizrenit), ndonëse ka lindur dhe është rritur në Gjermani.