Palokaj plandos afganin Bayat, mbron shiritin We Love MMA në Hanover

08 maj 2023 | 15:33

Luftëtari shqiptar me prejardhje nga Prizreni, Gjoni Palokaj e ka mundur me KO në raundin e parë garuesin nga Afganistani, Amir Shah Bayat.

Palokaj në luftën në kafaz në tetor 2022 ka marrë titullin We Love MMA në Hamburg. Ndërsa, të shtunën në orët e vona ai e mbrojti atë, duke fituar me KO ndaj afganit Bayat.

Në Hanover salla ishte e stërmbushur (5.000 tifozë), aq sa edhe kapaciteti i saj, nuk përmbushi kërkesat për këtë meç.

Palokaj, që është nga Velezha e Prizrenit, asnjëherë nuk harron prejardhjen dhe fitoren, ia ka dedikuar bashëkombasve të tij. “Fitoren ua dedikoj bashkëkombësve të mi. Ata, gjatë gjithë karrierës, me prezencën e tyre dhe mbështetjen e pa rezervë, po më japin krahë. Andaj, fitoren ia dedikoj pikërisht atyre”, ka thënë Palokaj pas fitores dhe mbrojtjes së titullit.

“Fitorja , për mua është edhe më e madhe ngase në vitin 2018, kisha humbur me pikë nga ky boksier”, ka shtuar Palokaj.

Lidhur me të ardhmen, ai ka thënë se në qershor të këtij viti udhëton në Amerikë në garën Top Ten Team në Miami. “Nuk do të ndalem deri në ligat më të forta si UCF, Bellatour e ligat më të mëdha në botë”, ka pohuar Palokaj.

28-vjeçari nga Prizreni, është student i inxhinierisë elektroteknike, duke përfunduar nivelin bachelerin, që i bie se krahas sportit synon ngritje profesionale dhe nw fushën e inxhinierisë. Gjoni punon dhe me të rinjtë, për tua mësuar zejen që vet e praktikon në “Fghtschool Hannover”, që është ndër shkollat më të  mëdha në Gjermani, ku trajner e pronar është David Palokaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët e ekonomisë po vlerësojnë se vendi nuk është në…