Paloma zbulon emrin e ish-deputetit që do tradhtonte burrin për një natë

07 shkurt 2022 | 13:14

E Diell – Gazetarja Rudina Demneri, e njohur ndryshe me emrin Paloma, ishte ditën e djeshme e ftuar nè rubrikën “Dielli apo Hëna”. Me të ishte edhe bashkëshorti i saj, Alandi, ku zbuluan gjëra që nuk i dinim rreth marrëdhënies së tyre.

Teksa ishin përballë njëri-tjetrit në një lojë, ata duhej që t’u përgjigjeshin pyetjeve me “spec”, ose do të qëllonin me vezë në kokë.

Gjatë kësaj loje, Paloma u pyet se cila është vajza shqiptare që ka frikë t’i afrohet burrit të saj dhe përgjigjja ishte Luana Vjollca.

“Nuk e kam diskutuar ndonjëherë me ty, kur vinte te studio Luana që është shumë e bukur unë bëhesha shumë xheloze. Thotë se Luana është shumë e bukur dhe e talentuar dhe tani kush femër nuk është xheloze për Luanën?”, u shpreh ajo ndërsa Alandi iu drejtua kamerës duke thënë: “Luana të kam shumë xhan si motër nuk e di…”.

Duke folur rreth xhelozisë, ish-banorja e “Big Brother VIP” zbuloi se bashkëshorti i saj është bërë xheloz për një nga konkurrentët e formatit.

“Jam bërë xheloz kur e ka kapur për të kërcyer Iliri.”, tha Alandi.

Nga ana tjetër, Paloma tregoi emrin e një personazhi të njour, me të cilin do të tradhtonte një natë bashkëshortin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kiana Kryeziu është bërë vajza e parë nga Kosova që…