Palushi: Ndalimi i veturave që të hyjnë në Prishtinë, shkelje Kushtetuese

29 janar 2018 | 20:53

Kushtrim Palushi, ekspert ligjor, ka konsideruar se vendimi i Komunës së Prishtinës, që do të fuqizohet nga e mërkura e kësaj jave, për ndalimin e hyrjes së veturave në Prishtinë është jo ligjor.

Palushi në një bisedë për “lajmi.net” ka thënë see cenohet liria e lëvizjes që kanë makina dhe kanë nevojë të vijnë në Prishtinë. Palushi po mendon se duhet të bëhet një test proporcionaliteti.

“Kjo është një mas e cila mund të ndërmerret prej Komunës së Prishtinës, por në raste të tilla kur kemi dy të tretat në konflikt, e para e drejta e lirisë së lëvizjes së qytetarëve që kanë makinë dhe kanë nevojë me ardhë në Prishtinë dhe në anën tjetër kur kemi një interes më të madh, që është interesi i publikut me pas një ambient të pastër, atëherë duhet të bëhet një test të proporconalitetit. Masa që merren si në këtë rast, duhet të jetë një mas e ligjshme dhe duhet të jetë proporcionaliteti deri në synim që arrihet”, ka thënë ai.

Ai deklaroi se duhet të shikohet ana ligjore dhe a janë të gjithë në një situatë të njëjtë.

“Për shembull të gjithë personat që kanë makinë në Kosovë, a po trajtohet të gjithë të barabartë, a po dallohen. Në këtë rast veprimi nuk e arrin testin e ligjshmërisë, sepse po i dallon qytetarët, që janë të barabartë me Kushtetutë, po i dallon me një bazë që është tabela e makinës, që thotë se qytetarët që nuk janë të Prishtinës nuk mund të qarkullojnë”, shtoi ai.

Palushi mendon se duhet të merret për bazë numri i tabelave, çift dhe tek, dhe nga ky parim të bëhet edhe hyrja në Prishtinë.

“Ne kemi pasur raportime për qytetet të mëdha që përballen me ndotje, ku i kufizon veturat, ku thotë se një dit do të qarkullojnë veturat çift, që e kanë numrin e tabelës, dhe një ditë veturat me numrin e tabelës tek, kjo në mënyrë automatike e përgjysmon numrin e veturave. Nëse këtu po thuhet se hyjnë afër 120 mijë vetura, sa vetura i ka Prishtina, 50 mijë ose 70 mijë, dhe nëse janë 200 mijë vetura që qarkullojnë në Prishtinë, unë supozoj se gjysma e kanë numrin e tabelës çift dhe gjysma tek, dhe kështu që me këtë mas do të ishin edhe qytetarët e pajtimit, dhe ne e kishim dit në bazë të numrit të tabelave. Kjo po thotë se të Prishtinës të gjithë mund të qarkullojnë, apo tabelat 01, tabelat 02 do të ndalet me polici. Një person që vjen në punë nga një qytet i Kosovës, ata ka mundësi që nuk e lejojnë nga e mërkura”, ka thënë ai.

Palushi thotë se vendimi që nga ora 6 e mëngjesit të mos lejohen veturat të futen në Prishtinë, vetëm e ndryshon rutinën e ardhjes së qytetarëve në kryeqytet, por sipas tij, është shkelje e lirisë së lëvizjes.

“Edhe kjo i detyron qytetarët ta ndryshojnë rutinën e ardhjes në Prishtinë. Fokusi është që kjo masa e propozuar, e shkel lirin e lëvizjes së qytetarëve, dhe i diskriminon qytetarët e komunave tjera, që i bie se qytetarët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës”, shtoi ai.

E nëse ndonjë qytetarë e dërgon vendimin në Kushtetuese, Palushi thotë se do ta fitonte rastin.

“E fiton rastin, sepse Kushtetuesja do të thoshte që nuk është mas proporcionale, sepse masa nuk është e ligjshme sepse diskriminon një grup të caktuar. Është antikushtetuese, sepse parimi i barazisë qytetare është shkelur”, ka thënë Palushaj.

Sot pas dite, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, bashkë me Ministren e Ambientit, Albena Reshitaj, në një konferencë me gazetarë kanë paralajmëruar se nga e mërkura e kësaj jave hynë në fuqi vendimi ku do të ndalohen veturat të hyjnë në Prishtinë nga qytetet tjera. Si alternativ po e shohin bartjen e qytetarëve me autobusë urban dhe krijimin e parkingjeve në hyrje të Prishtinës. Po ashtu si mas për uljen e ndotjes do të merret edhe ndalimi i përdorimit të qymyrit nga bizneset dhe amvisëritë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk do të këtë në…