Pamela Anderson flet për martesën që zgjati vetëm 12 ditë
Meshkujt në jetën e saj kanë qenë të panumërt. Si rrallë herë Pamela Anderson ka folur rreth marrëdhënies së fundit që ajo kishte me producentin Jon Peters.
Gjatë një interviste për New York Times, Pamela është shprehur se ishte thjesht një moment të cilën ajo nuk e quan dasmë pasi mes tyre nuk kishte dashuri. Pamela dhe Jon u martuan në 20 Janar të këtij viti, por celebrimi i tyre zgjati shumë pak, vetëm 12 ditë.
Anderson u shpreh se nuk i vjen keq për asgjë çfarë ndodhi me Peter, thjesht do të kishte dashur që media të mos raportonte paqartësi në lidhje me martesat e saj nisur nga fakti se u martua për të pestën herë.
Por edhe një martesë për të gjashtën herë sipas Pamelës nuk do të ishte edhe aq keq dhe për këtë i është lutur edhe Zotit./Klan Plus/