Pamje ‘apokaliptike’ në Prishtinë, shiu fundos veturat në Veternik

23 qershor 2024 | 20:20

Rrugë të përmbytura e vetura thuajse tërësisht të fundosura, këto janë pamje ‘apokaliptike’ sot në Prishtinë pas reshjeve të mëdha të shiut.

Një qytetar ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se një veturë në lagjen Veternik thuajse është përmbytur e tëra, dhe ende askush nuk po ju del në ndihmë.

Siç shihet në video kjo lagje është përmbytur jashtëzakonisht shumë.

Reporteri.net ka publikuar edhe video të disa rrugëve në kryeqytet si “Rruga C” që janë përmbytur thuajse krejtësisht, poashtu dhe rruga “Katër Llullat“.

Kujtojmë se Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka njoftuar se javën e ardhshme temeperaturat do të jenë deri 30 gradë do të ketë dhe shkarkime rrufesh ku do të sjellin riga shiu. Reporteri.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë – Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

 

E martë – Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat parashihen te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

 

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 29gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Reporteri.net/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra dhe Gjermania do të luajnë ndeshjen e fundit të…