
Pamje apokaliptike në Turqi janë kapur nga banorët
14 shtator 2020
| 08:24
Dje lagjja Polatli e kryeqytetit turk Ankara u përfshi nga një fenomen i çuditshëm. Një erë e fortë goditi gjithë zonën dhe u ngrit një sasi e madhe tymi dhe rëre. Kjo gjë shkaktoi tmerr dhe panik te banorët, të cilët u shprehën se pamja e rrallë ngjante me skenat e filmave apokaliptikë. Pamjet apokaliptike banorët i kanë cilësuar si të ngjashme me atë që imagjinohet si fundi i botës. Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, tha se mbetën të plagosur lehtë 6 persona.

