Pamje apokaliptike nga Roma | Zjarr i madh në kryeqytetin italian (Video)

09 korrik 2022 | 20:46

Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e sotme në Romë në zonën e Via Casilina, duke përhapur një re gjigande tymi që alarmoi autoritetet.

Reja e dendur e tymit të zi ishte e dukshme në të gjithë kuadrantin lindor të kryeqytetit italian duke përfshirë zonën e Centocelle, Cinecittà dhe rrethin Appio.

Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes dhe ende po përpiqen që të shuajnë flakët. Nuk dihet se si nisi zjarri, por shumë njerëz pranë zonës kanë dëshmuar se kanë dëgjuar një shpërthim të madh papara se të shinin renë e tymit, prandaj dyshohet që mund të ketë nisur nga ndonjë përplasje makinash. Gjithçka pritet të sqarohet pas shuarjes së flakëve dhe këqyrjes së vendngjarjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet…