
Pamje: Bora mbulon Brezovicën
30 nëntor 2020
| 08:12
Që nga mbrëmë kanë filluar reshjet e borës në Kosovë.
Reshje bore ka pasur edhe në Prishtinë, por nga Brezovica janë publikuar edhe pamje pas reshjeve të borës.
“Prishtina Weather” ka parashikuar në fundjavë afrimin e një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përziera edhe me borë.
Indeksi i cilësisë së ajrit ditët e ardhshme do të mbesë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta shkaku edhe i motit të qëndrueshëm. Vende-vende mund të zbresë në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kalojë edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.