Pamje emocionuese, vëllai i Liridona Ademajt i takon fëmijët e motrës së ndjerë pas një kohe të gjatë
05 mars 2024
| 14:57
Vrasja e Liridona Ademajt, vazhdon të jetë një rast më shumë diskutime nëpër Kosovë.
Prokuroria ende vazhdon të jetë në fazën e hetimeve, dhe nuk dihet sa larg është ngritja e aktakuzës.
Në anën tjetër, vëllai i Liridonës së ndjerë, Leonardi pas një kohe të gjatë ka takuar dy djemtë, nipat e tij.
Fjala është për fëmijët e Liridonës, e cila dyshohet të jetë vrarë me urdhër të bashkëshortit, Naim Murseli.
“Nacionale” ka parë disa fotografi nga takimi që është bërë në qendrën në Suedi ku fëmijët po qëndrojnë nën mbikëqyrjen e shtetit.