Pamje ku ushtarët rus nuk mund t’u shpëtojnë plumbave të forcave ukrainase
Lufta në Ukrainë po vazhdon, dhe bashkë me të edhe avancimi i forcave ruse duke shtuar territoret e okupuara. Por, kjo nuk është se po ndodh lehtë, pasi shumë ushtarë rus po e paguajnë me jetë.
Një video e shpërndarë në rrjetin social Twitter, tregon momentin kur ushtarët bien pre e një sulmi to forcave ukrainase, në rajonin Obolon në Kiev.
Siç shihet në këto pamje, një ushtar rus duket se ngelet i vrarë, pasi dështon të fshihet mbrapa mjetit ushtarak po që sulmohej me breshëri plumbash nga forcat ukrainase.
Forcat ruse sot kanë hyrë në rajonin Obolon në Kiev. Ushtria ukrainase ka vazhduar të luftojë kundër tyre. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u kërkoi banorëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, dhe të përgatisin kokteje molotov.
Ky rajon është rreth 10 kilometra nga qendra e kryeqytetit ukrainas Kiev.