Pamje kur policët e EULEX-it e largojnë Hysni Gucatin pas vizitës te nëna e sëmurë
15 mars 2023
| 17:06
Ish kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka qëndruar për disa kohë në Kosovë me nënën e tij në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Gjykata Speciale në Hagë, teksa janë publikuar pamje kur policët e EULEX-it largohen nga fshati ku e ka shtëpinë Gucati dhe ku po qëndron nëna e tij.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.
EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales.