Pamje mahnitëse nga vullkani në Islandë
19 dhjetor 2023
| 20:18
Pas javësh aktiviteti intensiv tërmetesh, një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të Islandës jugperëndimore.
Rreth 4,000 njerëz u evakuuan më parë nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe banja gjeotermale Blue Lagoon aty pranë u mbyll, raporton BBC.
Shpërthimi e ktheu qiellin në portokalli në jugperëndim të Islandës dhe tymi prej tij mund të shihej nga Reykjavik, i cili është rreth 42 km në veri-lindje të vullkanit.