PAMJE MBRESËLËNSE NGA BLINAJA

07 janar 2020 | 00:30

Bashkëpunëtori i gazetës “Epoka e re”, Lulzim Sahiti, ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ disa pamje mahnitëse të Parkut Kombëtar të Blinajës.

Sahiti ka shkruar se ky park përveç bukurive natyrore, të ofron mundësinë për të parë nga afër edhe kafshët e egra si drerin, kaprollin dhe derrin e egër.

Postimi i plotë i Sahitit:

Gjatë këtij vikendi (5. 1. 2020) së bashku me anëtarët e Shoqatës së Bjeshkatarëve “Guri i Shtrenjtë” nga Shtimja, pata fatin të vizitoi Parkun Kombëtar të Blinajës që shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës, gjegjësisht në komunën e Lipjanit. Ky park përveç bukurive natyrore, të ofron mundësinë për të parë nga afër edhe kafshët e egra si drerin, kaprollin dhe derrin e egër. Një veçori e veçantë e Blinajës është se liqenet e shumta i japin pamje të mahnitëshme nga çdo cep i natyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Më 10 Janar 2020, do të rivarroset në varrezat e…