Pamje me dron nga Durrësi! Pastrohen inertet në zonën e plazhit (Video/Foto)
06 dhjetor 2019
| 14:39
Mëngjesin e 26 nëntorit, Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.
Ndër zonat më të prekura në vend ishin edhe ato të Durrësit, ku godinat janë shembur dhe të tjerat janë shpallur të pabanueshme.
Prej ditësh ka vijuar shembja e objekteve të banimit që kërcënojnë jetën e banorëve dhe aktualisht, përgjatë ditës së sotme ka vazhduar procesi i pastrimit të inerteve, pamje këto që sigurohen me dron.
Inertet që po pastrohen në zonën e plazhit në Durrës do të grumbullohen në Porto Romano. /TCh/