Pamje nga aksidenti tragjik në Greqi që u mori jetën pesë shqiptarëve (video)

18 korrik 2023 | 21:39

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku pesë shqiptarë kanë humbur jetën.

Një kamion dhe një benz me targa shqiptare janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën të pestë personat që udhëtonin në benz, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spital.

Siç duket dhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, mjetit tip Benz është shkatërruar plotësisht, çka ka bërë të pamundur mundësinë që shqiptarët të shpëtonin.

Dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit. Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Berisha, avokat, ka reaguar pas deklaratave që i dha…