Pamje nga dhoma e tmerrshme ku vdiq Maradona

03 dhjetor 2020 | 12:04

Vdekja e Diego Maradonës e tronditi botën e futbollit, por jo aq sa edhe dhoma ku legjenda argjentinase ishte duke e rimarrë veten kur vdiq, pamjet e së cilës kanë shkaktuar zemërim të madh.

Ish-ylli i Napolit dhe Barcelonës qëndroi në një dhomë të improvizuar në katin përdhes të shtëpisë në San Andreas, Argjentinë, e cila nuk kishte tualet brenda dhe ishte e ngjitur për kuzhine, një vend ku zhurma, në mesin e gjërave të tjera, ia pamundësoi atij të pushojë siç duhet.

Nuk është e qartë përse Maradona nuk kishte marrë një dhomë më të mirë, por gjendja shumë e keqe e dhomës së tij ishte një faktor më shumë që e çoi gjykatësin Orlando Diaz ta quajë hetimin për vdekjen e tij “vdekje e shkaktuar nga neglizhenca”.

Shtëpia i kishte katër dhoma në katin e parë, por duke qenë se Maradona nuk ishte në gjendje t’i zbresë apo ngjitë shkallët, ata e improvizuan një dhomë me një shtrat për dy veta, një TV 32-inch, një tualet të lëvizshëm dhe një kondicioner ajri.

Gjatë natës, ai ishte plotësisht i vetëm dhe i ndarë nga ata që flinin në të njëjtën shtëpi dhe natyrisht shtëpia nuk kishte ndonjë dhomë për infermieret.

Maradona nuk vdiq si pasojë e parehatisë së shtëpisë, por prokurori i përgjithshëm i San Isidro beson se sulmi në zemër që ia mori jetën atij ka mundur të shmangej sikur kushtet e shtëpisë të ishin më të mira, prandaj edhe hetimi për vdekjen e tij po vazhdon.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta bllokojë përkohësisht konkursin…