Pamje nga godina e Teatrit Kombëtar e rrëzuar përtokë
17 maj 2020
| 10:38
Në orët e para të mëngjesit nisi puna për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Shembja është bërë me anë të një fadrome, ndërkohë që vazhdojnë punimet në zonë.
Që në orët e para të mëngjesit qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të kryeqytetit. ata po protestojnë në shenjë pakënaqësie për rrëzimin e godinës së Teatrit Kombëtar.
Ja disa fotografi nga rrëzimi i godinës.