Pamje nga lart | Bombat bien si shi mbi Gaza (Video)

09 tetor 2023 | 19:53

Ushtria izraelite ka ndërmarrë një fushatë bombardimesh në Rripin e Gazës, duke targetuar ato që thotë se janë objektiva nën kontrollin e Hamas.

Dhjetra pallate shumëkatëshe janë rrafshuar, ndërsa goditjeve me raketa me precizion të lartë nuk i ka shpëtuar as banka qendrore, universiteti dhe një shkollë e mesme.

Forcat izraelite thonë se gjatë bombardimeve në këto godina nuk ka patur civilë, por ato përdoreshin si baza nga terroristët e Hamas.
Megjithatë në rrjetet sociale janë publikuar pamjet dramatike të bombardimeve në Gaza, ku rrugët janë të mbushura me viktima, shumë prej të cilëve besohet të jenë civilë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ushtria izraelite ka përdorur një raketë që depërton katet e pallateve dhe shpërthen në themele duke bërë që e gjithë godina të shembet. Autoritetet izraelite thonë se kanë njoftuar popullsinë civile të braktisë ndërtesat disa minuta para çdo sulmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive lokale në kufirin…