Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Klinë

13 nëntor 2024 | 19:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Mujë Krasniqi” në Klinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona kanë humbur jetën.

Sipas informacioneve të fundit të siguruara nga Sinjali, dyshohet se një person u qëllua për vdekje në një lokal në qendër të Klinës, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Pejës. Fatkeqësisht, edhe i plagosuri ndërroi jetë nga plagët e marra.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili deklaroi se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj ngjarjeje tragjike në një lokal në Klinë.

“Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në…