Pamje nga momenti kur hajnat vjedhin bankën në sheshin e Prishtinës, njëri kapet nga policia

01 shtator 2023 | 14:39

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një personi i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se personi i dyshuar N. D është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë ajo.

“RTV 21” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e opozitës kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme të…