Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë
02 dhjetor 2022
| 14:38
Është vetëvrarë Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.
Para kësaj Policia e Kosovës ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së.