Pamje nga parandalimi i kontrabandës në Viti
Njësia e task forcës dhe njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare-Lindje), mbrëmë ka identifikuar dy automjete.
Ku pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë (rreth 300 metra në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë së Veriut).
Gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme (mjete të ndryshme dhe pajisje teknike të punës, etj, ka njoftuar policia.
Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut përmes rrugëve ilegale.
“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare një person i dyshuar është dërguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme”, ka njoftuar polica.