Pamje nga shpërthimi i mbrëmshëm në Zveçan

29 shtator 2024 | 08:01

Afër qendrës së Zveçanit, rreth mesnatës, në afërsi të një pompe të benznës, ka ndodhur një shpërthim.

Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.

Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Tashmë jane publikuar edhe pamje të vendjt ku ka ndodhur rasti.

Pamjet këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun…