Pamje nga stërvitja e përbashkët mes KFOR-it, EULEX-it dhe PK-së

26 nëntor 2024 | 09:02

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës dje zhvilluan stërvitjen e tyre të përbashkët “Shpata e Artë 2024”.

Të tre organet testuan procedurat e tyre për kontrollin e turmës dhe menaxhimin e krizave.

“Kjo stërvitje tregoi gatishmërinë tonë për të trajtuar së bashku çdo sfidë të sigurisë dhe pasqyroi përkushtimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal”, tha gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i KFOR-it.

“Falënderojmë komunitetet lokale për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre në prag dhe gjatë zhvillimit të stërvitjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ajrore të Ukrainës thonë se gati 200 dronë u…