Pamje nga tërmeti i djeshëm në Stamboll, vinçi lëkundet në majën e pallatit

24 prill 2025 | 08:23

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi dje Stambollin, me epiqendër në afërsi të Silivrisë, duke shkaktuar panik të madh në qytet.

Më shumë se 100 pasgoditje u regjistruan, më e forta me magnitudë 5.9. Banorët dolën në rrugë, ndërsa shumë prej tyre kaluan natën në parqe dhe hapësira të hapura, ku në disa zona u ngritën edhe çadra.

Një video është bërë virale në Esenyurt, momenti kur një vinç i një pallati në ndërtim lëkundej fuqishëm. Pamjet tregojnë qartë frikën dhe pasigurinë që përjetuan banorët gjatë tërmetit. Fatmirësisht vinçi nuk u rrëzua.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të…