Pamje nga varrimi i familjes Bllaca në Cërnicë të Gjilanit
20 shkurt 2020
| 15:39
Kanë përfunduar të gjitha procedurat e varrimit të familjes Bllaca që vdiqën në mënyrë tragjike të martën në Gjilan. Njerëzit tanimë janë mbledhur në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.
Trupi i pajetë i nënës Hanife, babait Zeqiri, vëllezërëve Blerim e Fisnik, si dhe motrës Valdete Bllaca tani do të pushojnë pranë njërit tjetrit në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.
Të martën, sipas Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, me profesion police, ka privuar nga jeta me armë zjarri zyrtare dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj.