Pamje nga varrimi i Jasharëve, Xhafer Murtezaj rrëfen pas masakrës në Prekaz
Veprimtari dhe intelektuali i njohur Xhafer Murtezaj ka rrëfyer si rrallëherë ditët e vështira pas masakrës në Prekaz mbi familjen heroike Jashari.
Murtezaj tha se pas vrasjes, fillimisht 53 anëtarët e Jasharajve u dërguan në morg e pastaj iu dorëzuan banorëve për t’i varrosur, teksa rrëfeu në vazhdim të gjitha vështirësitë që i patën për të kryer varrimin e tyre duke filluar deri te frika e banorëve e deri te mungesa e mediave.
“Të enjten ka fillu lufta, ka zgjat të premten deri të shtunën. Të dielën i kanë marr trupat, i kanë çu në morg, I kanë kthy diku kah ora 1 ose 2 e natës. Kanë thanë më i marr me i çu me i varros të hënën. I kanë marr i kanë çu me një depo. Asnjë njeri nuk ka pas mundësi atë ditë me dalë, se s’kanë guxu. Tre vetë i kanë ru kufomat atë ditë”.
“E kanë gjetë nënën Salë, e ka pas një goditje nga një predhë, si duket kur ka ra granata e ka rrëzu murin dhe e ka godit, e kishte pas mbulu muri. Po flas për datën 10. E kemi çu, e kemi shti nër shtëpi të Jasharajve. Kemi fillu me i çelë varret. Atë ditë asnjë media se kanë leju me hy. Atë ditë e kemi gjetë edhe familjen e Xhafer”, u shpreh Murtezaj në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCI” në Klan Kosova.
Sipas tij, Jasharët, prej të enjtes deri më datën 10 kishin pas qëndruar me njëfarë bodrumi.
“I kemi nxjerr, i kemi mbulu me batanije, sepse policia ka qenë me autbolinda, frikësoheshim se po na i marrin”, shtoi ai.
Murtezaj vazhdoi të tregonte në detaje ditën e varrimit të Jasharajve, teksa tha se nga Komuna e Gjakovës i erdhën 56 arkivole, por “në të vërtetë, ne i kemi çelë veç 53 varre se në bazë të shënimeve kush ka munguar janë kanë 56, por veç 53 kufoma janë kanë”.
Kush ishin njerëzit të cilët ruajtën kufomat e Jasharajve, si u mundësua varrimi i tyre, cili hoxhë ndihmoi, cilat media ndërkombëtare përcollën ngjarjen, pse nuk u bë varrimi menjëherë, çfarë iu tha banorëve komandanti serb i Policisë në Skënderaj, pse u raportua se janë varrosur kur në fakt nuk ishin varrosur ende…