Pamje nga vendi ku u gjet i vdekur 10-vjeçari në Malishevë

03 tetor 2021 | 17:59

Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30 kur viktima u gjet nga familjarët e tij dhe u dërgua në QKMF të Malishevës.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë.

“Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, njofton Policia.

https://reporteri.net/wp-content/uploads/2021/10/image-3.png

https://reporteri.net/wp-content/uploads/2021/10/image-4.png

https://reporteri.net/wp-content/uploads/2021/10/image-5.png

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e ka fituar njërin prej derbive të javës së…