Pamje nga vërshimet në Shqipëri
11 janar 2021
| 22:29
Vërshimet e mëdha kanë lënë pasoja edhe në Shqipëri. Shtëpitë dhe objektet e rrethuara nga uji, veturat e përmbytura, janë pamje që rrallëherë janë parë në vendin tonë.
Agjencia e lajmeve “AP” ka filmuar disa momente nga përmbytjet në Shkodër.
Fshati Obot është ndër më të prekurit, i cili gjendet 100 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Mijëra hektarë janë përmbytur ndërsa autoritetet kanë evakuuar shumë nga banorët.