Pamje nga vizita e Abazoviqit dhe Ramës në Irpinin e shkatërruar nga lufta

15 qershor 2022 | 11:19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas arritjes së tyre në Kiev, kanë vizituar zonat e qyteteve më të shkatërruar nga lufta që nisi Ukraina më 24 shkurt.

Me ndihmën e një përkthyesi, Rama dhe Abazoviq kanë dëgjuar rrëfimet për tmerrin e përjetuar, sidomos në fillim të pushtimit, të vendasve.

Njëri prej tyre u ka treguar dy udhëheqësve ballkanikë se rusët kanë sulmuar shtëpitë private dhe kanë penguar evakuimin e civilëve.

Para Irpinit, Abazoviqi përmes llogarisë se vet në “Twitter”, ka njoftuar se kanë vizituar qytetin e Borodiankas, një qytet në rajonin e Kievit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç…