Pamje nga Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi
29 maj 2023
| 10:14
Sot grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
Foto: Grupe të serbëve lokalë dhe përfaqësues të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – të mbledhur para ndërtesës së komunës në Zveçan.
Foto: Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke biseduar me pjesëtarë të KFOR-it në Zveçan. Ai i ka kërkuar KFOR-it që të mos lejojë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat komunale dhe të tërhiqen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.