Pamje pa koment nga platforma X: Kështu filloi gjithçka, për shkak të kësaj Kosova u bë e pavarur

14 nëntor 2024 | 08:20

Një faqe me një emër femre ‘Biljana’ që ka shumë ndjekës në platformën X, ka postuar një v ideo të shumë viteve më parë në Kosovë.

Aty shihet policia serbe tek maltreton e ushtron dhunë ndaj kosovarëve në vitet ’90.

Në postimin e saj në gjuhën serbe, ajo ka thënë se pikërisht për shkak të këtij represioni të përsëritur të policisë së Sllobodan Millosheviqit, Kosova u bë e pavarur.

“Për shkak të kësaj, Kosova u bë e pavarur. Represioni i policisë së Millosheviqit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kështu filloi gjithçka”, thuhet në përshkrimin e videos e cila është siguruar nga Esat Shala i cili ka shumë deëshmi e materiale për dhunën dhe masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë…