Pamje përrallore të arave me oriz në Vietnam
Çdo vit gjatë sezonit të të korrurave, mijëra turistë i vizitojnë zonat malore të Vietnamit.
Tokat e mbjella me oriz japin pamjet piktoreske. Ndër më mahnitëset është Mu Cang Chai në provincën Yen Bai.
Përveç bukurisë përrallore që japin tokat e punuara, veçanti e kësaj zone është edhe mënyra unike e jetesës së fshatarëve. Një jetë e vështirë por e ngrohtë, një gjë e rrallë në botën moderne.
Koha më e mirë për t’u vizituar Mu Cang Chai është periudha shtator-tetor kur fushat e orizit marrin ngjyrë të verdhë dhe janë gati për t’u korrur.
Edhe koha nga muaji maj deri në shtator është mbresëlënëse sepse të mbjellat kanë ngjyrë të gjelbër.
Motoçikletat janë mjeti më i përshtatshëm për të bërë shëtitje atje. Ju mund të vizitoni çdo cep të vendit pa ndonjë problem gjatë rrugës. Ndërsa udhëtimi me vetura është pak më i vështirë.