Pamje rrëqethëse, gjyshi shikon nipin nga dritarja

23 mars 2020 | 09:38

Një foto, e publikuar nga një familje britanike, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për këtë foto, në të cilën gjyshi, i dyshuar se mund të jetë infektuar me koronavirus, për herë të parë sheh nipin përmes xhamit të dritares.

Frika nga koronavirusi ka ndarë këtë familje britanike e cila anëtarin më të ri e sheh dhe e pret në këtë formë.

“Tre breza në distancim social. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura! Babai im mezi pret ta mbajë në krahë nipin e vet”, ka shkruar në rrjetet sociale halla e foshnjës, foto të cilat në vetëm pak kohë kanë marrë më shumë se 39 mijë pëlqime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 95-vjeçare italiane është shëruar nga koronavirusi. Alma Clara Corsini,…